Sport

Hendboll, Prishtina shënon me gol në minutën e fundit

 

Prishtina ka shënuar fitore shumë të vështirë ndaj Vëllaznimit në Gjakovë. Të dielën mbrëma në kuadër të xhiros së dytë të Superligës së hendbollistëve, Prishtina fitoi me rezultatin 30:29. Golin e fitores e shënoi Lulzim Abazi.

Por gjakovarët kanë kontestuar golin e tij, duke pretenduar për gabim në hapa. Por ndryshe menduan gjyqtarët. Ndeshja ishte e forta dhe e barabartë.