Sport

Berisha ftohet nga Norvegjia për ndeshjet e tetorit

 

Veton Berisha është ftuar nga Përfaqësuesja e Norvegjisë për ndeshjet e muajit të ardhshëm që zhvillohen në kuadër të eliminatoreve për Botërorin “Katari 2022”, ka njoftuar të martën klubi i sulmuesit, Vikingu.

Norvegjia muajin tjetër, i luan tri ndeshje në kuadër të Grupit G kualifikues. Mirëpo, Berishën e ka ftuar vetëm për dy duele, atë me Malin e Zi dhe Letoninë. Më 8 tetor luan në udhëtim me Turqinë, përpara se të përballet në shtëpi me Malin e Zi (11 tetor) dhe Letoninë (13 tetor).