Sport

Reali me ofertë për Aurierin

 

Reali Madridi ka shprehur interesim për mbrojtësin e krahut të djathtë, Serge Aurierin. Madje, mediumet spanjolle kanë raportuar të mërkurën se Reali tashmë i ka ofruar kontratë Aurierin, i cili është futbollist i lirë për shkak se muaj më parë është larguar nga Tottenhami.

Thuhet se Reali i ka bërë ofertë Aurierit duke i ofruar kontratë deri në fund të këtij edicioni, me mundësi vazhdimi. Aurier te Reali po shihet si lojtar i duhur për krahun e djathtë të mbrojtjes për shkak të lëndimeve të shpeshta të Dani Carvajalit.