Sport

Asllani lëndon gjurin dhe do t’i mungojë gjatë Real Madridit

 

Kosovare Asllani ka pësuar lëndim të madh në gju dhe do t’i mungojë Real Madridit për dy deri në katër muaj, ka njoftuar “AS”.

Asllani i mungoi edhe më herët Realit për shkak të infektimit me koronavirus, ndërsa do të mbetet sërish jashtë skuadrës madrilene për shkak të këputjes së ligamenteve anësore të gjurit.