Sport

Xhaka pritet t’i mungojë Arsenalit të paktën gjashtë javë

 

Mesfushori kosovar, Granit Xhaka, pritet t’i mungojë Arsenalit të paktën gjashtë javë, raporton “Blick”.

Ai ka këputur ligamentin e brendshëm në gjurin e djathtë në ndeshjen që Arsenali e fitoi në fundjavë ndaj Tottenhamit me rezultatin 3:1. Xhaka u zëvendësua në minutën e 82-të për shkak të lëndimit të pësuar dhe do t’i mungojë edhe Zvicrës deri në fund të kualifikimeve për Botërorin “Katari 2022”.