1 perditesime
20:37

Ajaxit mposht edhe Beshiktashin

Ajaxi ka vazhduar me fitore në Ligën e Kampionëve. Të martën mbrëma në Amsterdam, Ajaxi fitoi 2:0 ndaj Beshiktashit.

Ndeshja i takoi grupit C, ndërsa u vendos që në pjesën e parë. Steven Berghuis realizoi për 1:0 në minutën e 17-të, ndërsa Sebastian Haller vendosi rezultatin përfundimtar në minutën e 43-të.

Ajaxi tani udhëheq në grupin C me 6 pikë. Në xhiron e parë kishte fituar bindshëm, 5:1 ndaj Sportingut në Lisbonë. Haller kishte shënuar katër gola, ndërsa Berghius një. Beshiktashi mbetet pa pikë, e kishte humbur edhe ndeshjen e parë.

19:36

Ajaxi po udhëheq 2:0 ndaj Beshiktashit

Ajaxi është në rrugë të mirë për të shënuar fitore në Ligën e Kampionëve. Pas pjesës së parë, Ajaxi po udhëheq 2:0 ndaj Beshiktashit turk.

Ndeshja e grupit C po luhet në “Johan Cruijff Arena” në Amsterdam.

Steven Berghuis realizoi për 1:0 në minutën e 17-të. Ndërsa rezultatin 2:0 e vendosi Sebastian Haller në minutën e 43-të.

Ajaxi në xhiron e parë kishte fituar 5:1 në udhëtim ndaj Sportingut. Ndërkohë Beshiktashi kishte humbur 2:1 në shtëpi nga Borussia Dortmundi.

https://streamwo.com/zaI3Mli

https://streamwo.com/UPKP0YT