1 perditesime
20:40

Interi fiton pikën e parë, barazon pa gola me

Shaktarin Kampioni i Italisë, Interi, e ka fituar pikën e parë në Ligën e Kampionëve. Të martën mbrëma, Interi luajti pa gola me Shakhtar Donteskun e Ukrainës.

Ndeshja është luajtur në Kiev. Të dy skuadrat kanë krijuar raste, por pa mundur të konkretizojnë. Ndeshja i takoi grupit D.

Në xhiron e parë Interi kishte pësuar nga Real Madridi, ndërsa Shakhtarin e kishte mposhtur Sheriff Tiraspoli. Në ndeshjen e ardhshme, më 19 tetor, Interi luan në shtëpi me Sheriffin.

19:37

Pa gola në pjesën e parë të ndeshjes Shakhtar – Inter

Shakhtar Donetsku e Interi kanë luajtur pa gola në pjesën e parë të takimit të grupit D të Ligës së Kampionëve. Ndeshja po luhet në Kiev.

Interi e Shakhtari po kërkojnë pikët e para në fazën grupore, pas disfatave që i pësuan në xhiron e parë.

Interi humbi 1:0 nga Real Madridi, ndërsa Shakhtari pësoi nga Sheriff Tiraspoli.