3 perditesime
23:03

Suarez shënon në minutën e 97-të për fitoren e Atleticos ndaj Milanit

Luis Suarez ka realizuar penallti në minutnë e 97-të për të siguruar fitoren e Atletico Madridit ndaj Milanit në “San Siro”.

Skuadra spanjolle fitoi 2:1, pas përmbysjes së rezultatit.

Rafael Leao shënoi për 1:0 në minutën e 20-të. Nëntë minuta më vonë Milani mbeti me një lojtar më pak në fushë. Antoine Griezmann barazoi shifrat në minutën e 84-t, para se sulmuesi Suarez të shënonte golin vendimtar në minutën e 97-të. Penalltia u dha për lojë me dorë të Kalulus.

Vendimi u konfirmua përmes VAR-it.

22:45

Atletico barazon rezultatin në ndeshje me Milanin

Milani nuk ka mundur ta ruaj epërsinë 1:0 ndaj Atletico Madridit. Është sulmuesi francez, Antoine Griezmann që barazoi shifrat në 1:1.

Ai realizoi në minutën e 84-t.

Milani ishte në epërsi prej minutës së 20-të, ndërsa prej minutës së 29-të mbeti me një lojtar më pak në fushë pas përjashtimit të franck Kessie.

21:50

Milani shkon në pushim me epërsië ndaj Atleticos

Milani ka shkuar në pushim në mes dy pjesëve me epërsi 1:0 ndaj Atletico Madridit. Golin e vetëm për ekipin kuqezi e shënoi Rafael Leao.

Ai shënoi në minutën e 20-të në ndeshjen e Grupit B.

21:24

Milani avancon ndaj Atletico Madridit

Milani është duke avancuar ndaj Atletico Madridit me rezultatin 1:0. Golin e epërsisë e shënoi Rafael Leao në minutën e 20-të.

Kjo ndeshje është duke u zhvilluar në “San Siro” dhe i takon Grupit B.

\