6 perditesime
22:52

Liverpooli me fitore të thellë në Portugali

Sulmuesit e Liverpoolit ishin në formë të lartë të martën mbrëma në ndeshjen ndaj Portos. Tre sulmuesit kryesorë të Liverpoolit shënuan gola në fitoren 5:1 në Portugali. Mohamed Salah shënoi golin e parë dhe të tretin.

Sadio Mane shënoi për 2:0në minutën e fundit të pjesës së parë.

Ndërsa Roberto Firmino realizoi dy golat e fundit për Liverpoolin. Ai realizoi për 4:1 në minutën e 77-të dhe për 5:1 në minutën e 83-të. M. Taremi shënoi golin e vetëm për Porton.

22:44

Firmino shënon golin e pestë për Liverpoolin

Roberto Firmino shënoi edhe golin e tij të dytë dhe të pestin për Liveproolin që po fiton 5:1 ndaj Portos në Portugali.

Ai shënoi në minutën e 83-të.

 

 

22:39

Liverpooli thellon fitoren, shënon Firmino

Liverpooli e ka thelluar fitoren në udhëtim përballë Portos.

Golin e katërt për Liverpoolin e ka shënuar braziliani, Roberto Firmino.

Ai shënoi në minutën e 78-të.

 

 

22:34

Porto ngushton rezultatin në ndeshjen ndaj Liverpoolit

Skuadra portugeze, Porto, ka gjetur golin në ndeshjen ndaj Liverpoolit.

Potro në minutën e 75-të ka shënuar për të ngushtuar rezultatin në 3:1.

Qendërsulmuesi Mehdi Taremi është autor i golit për Porton.

 

 

22:25

Salah shënon sërish, Liverpooli drejt fitores bindëse

Mohamed Salah ka shënuar gol tjetër për Liverpoolin, që tani po udhëheq 3:0 ndaj Portos.

Salah ka shënuar golin e tretë të skuadrës angleze në minutën e 60-të. Salah kishte shënuar në pjesën e parë një gol, ndërsa një tjetër e ka realizuar Sadio Mane.

https://streamwo.com/k7eJDM0

21:52

Liverpooli drejt fitores në Portugali

Liverpooli po udhëheq 2:0 në ndeshjen ndaj Portos. Mohamed Salah shënoi për 1:0 në minutën e 18-të, ndërsa Sadio Mane realizoi për 2:0 në minutën e 45-të.

Për Manen asistoi James Milner. Ndeshja në “Estadio do Dragao” i takon grupit B të Ligës së Kampionëve.

https://streamwo.com/BJ7csuy