4 perditesime
22:55

Shokohet Reali, humb në shtëpi nga Sheriffi

Real Madridi është shokuar të martën mbrëma në ndeshjen e Ligës së Kampionëve.

Reali ka luajtur në shtëpi, ndërsa ka pësuar humbje të papritur nga Sheriff Tiraspoli që për herë të parë është në këtë garë. Sheriffi moldav fitoi 2:1.

D. Yakhshibaev shënoi për 1:0 në të mirë të Sheriffit në minutën e 25-të.

Karim Benzema barazoi shifrat në minutën e 65-të, ndërsa S. Thill shënoi golin e fitores për Sheriffin në minutën e 89-të.

22:47

Shokohet Reali, Sheriffi udhëheq 2:1

Sheriff Tiraspol është në rrugë të mirë për të bërë njërëin prej befasive më të mëdha në histori të Ligës së Kampionëve.

Skuadra nga Moldavia po udhëheq 2:1 ndaj Realit në Madrid. Sheriffi ka shënuar golin e dytë në minutën e 89-të. Sebastian Thill ka shënuar golin e dytë për Sheriffin.

 

 

22:26

Reali barazon shifrat ndaj Sheriffit

Real Madridi ka barazuar në 1:1 rezultatin në ndeshjen ndaj Sheriff Tiraspolit.

Karim Benzema ka shënuar nga penalltia në minutën e 65-të për madrilenët, që ishin në disavantazh që nga minuta e 25-të.

 

 

21:53

Real Madridi e mbyll me humbje pjesën e parë

Real Madrid është befasuar në pjesën e parë nga skuadra e Moldavisë, Sheriff Tiraspol.

Reali e ka mbyllur në disavantazh 1:0 pjesën e parë që po zhvillohet në Madrid.

Golin e shënoi Jasur Jakhshibaev në minutën e 25-të. Ky takim i takon Grupit D.

21:31

Reali në disavantazh ndaj Sheriff Tiraspolit

Real Madrid është duke pësuar disfatë nga Sherrif Tiraspoli me rezultatin 1:0.

Golin e epërsisë për ekipin nga Moldavia e shënoi Jasur Jakhshibaev në minutën e 25-të.

Kjo ndeshje është duke u luajtur në Madrid dhe i takon Grupit D.