Sport

Solskjaer i detyruar t’i “menaxhojë” minutat e Ronaldos, për ta ruajtur ndikimin e portugezit

 

Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer, e ka parasysh se do të duhet t’i menaxhojë minutat e Cristiano Ronaldos, për ta mbajtur 36-vjeçarin në nivelin aktual.

Solskjaer do të përpiqet të tregohet i kujdesshëm në këtë aspekt, pasi është mënyra e vetme për ta ruajtur ndikimin e yllit portugez në ekipin e tij.