Sport

Inaki Williams vendos rekord të jashtëzakonshëm në La Liga

 

Sulmuesi i Athletic Bilbaos, Inaki Williams, ka vendosur rekord prej 203 paraqitjeve rresht, teksa së fundmi e ndihmoi skuadrën e tij të fitojë përballë Alavesit 1:0 në stadiumin “San Mames” të premten mbrëma.

Williamsi nuk ka munguar në asnjë ndeshje për pesë vjet dhe e theu rekordin e 202 ndeshjeve të njëpasnjëshme të luajtura nga ish-mbrojtësi i Real Sociedadit, Juan Larranaga, gjatë 14 vjetëve qëndrimi në klubin bask.