8 perditesime
19:53

Kosova mposhtet thellë në Suedi

Kosova ka pësuar humbje 3:0 në udhëtim te Suedia, në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet e Botërorit 2022.

Pjesa e parë u mbyll me një gol të shënuar nga Emil Forsberg në minutën e 29-të nga penalltia.

Kosova në këtë pjesëlojë pati një rast të mirë me anë të Elbasan Rashanit.

E në pjesën e dytë, Kosova e nisi më mirë duke kërkuar golin e barazimit, por nuk arriti ta gjente falë edhe portierit Olsen që ndali një goditje të mirë të Zymer Bytyqit.

Dhe Suedia u kundërpërgjigj edhe me dy gola deri në fund. Aleksander Isak në minutën e 62-të dhe Robert Quaison në të 79-n realizuan në triumfin e suedezëve.

Suedia mban vendin e dytë në grupin B me 12 pikë, ndërsa Kosova me katër pikë mban pozitën e katërt.

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Greqia mposhti në udhëtim me Gjeorgjinë me një gol në minutat e fundit dhe zë vendin e tretë me nëntë pikë. Gjeorgjia mban vendin e fundit me një pikë.

Spanja është liderë e grupit me 13 pikë.

19:41

Kosova pëson edhe golin e tretë

Kosova ka pësuar edhe golin e tretë ndaj Suedisë.

Robert Quaison realizoi në minutën e 79-të.

19:25

Suedia dyfishon epërsinë

Suedia ka shënuar edhe golin e dytë përballë Kosovës.

Isak në minutën e 62-të realizoi supergol nga jashtë 16-metërshit.

19:19

Kosovës i anulohet një gol

Kosova arriti të barazonte rezultatin përballë Suedisë. Mirëpo, goli u anulua për shkak të pozitës jashtë loje të Zymer Bytyqit.

Vedat Muriqi ishte realizatori.

19:08

Kosova e nis me sulme pjesën e dytë

Kosova e ka nisur mirë pjesën e dytë kundër Suedisë.

Zymer Bytyqi pati një rast të mirë shënimi, por goditja e tij u ndal nga portieri Olsen.

18:46

Kosova në disavantazh pas pjesës së parë

Suedia e ka mbyllur me epërsi 1:0 pjesën e parë kundër Kosovës, në sfidën e vlefshme për kualifikimet e Botërorit 2022.

Goli i vetëm në këto 45 minuta erdhi nga penalltia, e konvertuar në gol nga Emil Forsberg në minutën e 29-të.

Suedezët goditën edhe shtyllën pas golit të shënuar.

Për Kosovën rasti më i mirë ishte në minutën e 18-të, pas një goditje të Elbasan Rashanit që shkoi ngjitur me portën.

18:29

Suedia në epërsi

Suedia ka kaluar në epërsi ndaj Kosovës pas 29 minutave lojë.

Forsberg realizoi nga penalltia pas rishikimit të VAR-it. Florent Hadërgjonaj luajti me dorë brenda zonës.

 

 

18:21

Rasti më i mirë për gol vjen nga Rashani, mbetet 0-0

Në minutën e 18-të ka ardhur rasti më i mirë për gol i Kosovës. Elbasan Rashani gjuajti nga distanca, por topi përfundoi fare pranë portës së suedezëve.