Sport

Basketboll, Bashkimi ia shkakton humbjen e parë Trepçës

 

Bashkimi i Prizrenit e ka njoftuar Trepçën me humbje. Të dielën në Rahovec, Bashkimi fitoi ndaj “xehetarëve” me shifrat 87:83. Takimi ishte i vlefshëm për javën e pestë të Superligës së Kosovës në basketboll. Trepça kishte fituar katër ndeshjet e para, por u ndal nga prizrenasit.

Ndeshja ishte interesante dhe u vendos në fund. Por Bashkimi ishte në epërsi në shumicën e kohës.