Trajneri Granit Begolli ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga posti i trajnerit te Vëllaznimi, pavarësisht startit të mirë që pati në kampionat.
Begolli mori drejtimin e skuadrës gjakovare në fillim të këtij sezoni dhe që atëherë, Vëllaznimi është shndërruar në njërat nga skuadrat pretedente për t’u ngjitur në Superligë sezonin e ardhshëm.
Por për arsye ende të panjohura, Begolli përmes një statusi në Facebook ka njoftuar dorëheqjen.
“Desha t’iu informoj se që nga sot nuk do jem pjesë e Vëllaznimit. Kam dhënë dorëheqje nga pozita e trajnerit. Së pari duhet t’i falënderoj tifozët për mbështetjen, bashkëpuntorët e mi dhe të tjerët që punuan në klub. Mbi të gjitha, dua t’i falënderoj futbollistët që ishin fantastik gjatë kësaj kohe sa kaluam së bashku, sepse pa ta unë si trajner nuk do të kisha këto rezultate”, ka shkruar Begolli.
Vëllaznimi është në pozitën e parë në Ligën e Parë Grupi A me 17 pikë pas shtatë ndeshjeve të zhvilluara.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.