Sport

Pogba i kërkon Juves dhjetë milionë euro në vit

Foto: Reuters
 

Skuadra e Juventusit duhet t’i ofrojë mesfushorit Paul Pogba pagë vjetore prej dhjetë milionë eurosh për ta kthyer në Torino, ka shkruar të martën “Tuttomercatoweb”.

Bëhet e ditur se Pogba është i gatshëm t’i bashkohet Juventusit në fund të këtij edicioni kur edhe i skadon kontrata me Manchester Unitedin. Mesfushori francez nuk po dëshiron ta rinovojë kontratën me ekipin anglez dhe Juventusi ka mundësinë ta transferojë si lojtarë të lirë në verë nëse ia plotëson kushtet atij.