Sport

Ylli në finale të Superkupës Mbarëkombëtare

 

Golden Eagle Ylli u kualifikua në finale të Superkupës Mbarëkombëtare, pasi shënoi fitore ndaj Teutës së Durrësit me rezultat 71:89 (16:25, 18:17, 23:24, 14:23), në ndeshjen ku ishte i pranishëm edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Skuadra nga Theranda e nisi ndeshjen më mirë, duke qenë në epërsi nga fillimi, ku më e larta në çerekun e parë ishte 14:25, derisa kjo pjesë përfundon 16:25. Durrësakët u rikthyen në periudhën e dytë, për të ngushtuar shifrat në 28:29, por më pas Ylli sërish u shkëput në 30:42, kurse pjesa e parë përfundon me shifrat 34:42.