4 perditesime
22:51

Interi shënon fitoren e parë në “Champions” këtë stinor

Interi ia ka dalë ta fitoj ndeshjen e parë në Ligën e Kampionëve. Kampioni i Italisë mposhti në shtëpi Sheriff Tiraspolin me rezultatin 3:1. Kjo ndeshje i takoi Grupin D.

Edin Xheko shënoi golin e parë për italianët në minutën e 34-t. Ai u aistua nga Arturo Vidal.

Skuadra nga Moldavia barazoi rezultatin në 1:1 nëpërmjet Sebastien Thill. Vidal shënoi golin e epërsisë së dytë të Interit në minutën e 58-të. Në minutën e 67-të Stefan de Vrij shënoi për 3:1.

22:29

Real Madridi po udhëheq 4:0 ndaj Shakhtarit

Real Madridi po shkon drejt fitores së thellë ndaj Shakhtar Donetskut.

Pasi pjesa e parë përfundoi 1:0 në të mirë të Realit, madrilenët kanë shënuar tre gola të tjerë në pjesën e dytë. Vinicius Junior shënoi dy gola, ndërsa asistoi për një gol tjetër të realizuar nga Rodrygo.

22:17

Interi kthen epërsinë

Ka zgjatur pak gëzimi i Sheriffit në ndeshjen ndaj Interit. Interi në minutën e 58-të ka kthyer epërsinë ndaj Sheriff Tiraspol.

Është Arturo Vidal që realizoi për 2:1. Vidal shënoi me asistim të Edin Xhekos.

Xheko kishte shënuar golin e parë me asistim të Vidalit.

 

 

22:11

Sheriffi barazon ndaj Interit, supergol i Thillit

Sheriff Tiraspol po vazhdon me paraqitje pozitive në Ligën e Kampionëve.

Skuadra nga Moldavia ka barazuar shifrat në 1:1 në ndeshjen ndaj Interit në Itali.

Është Sebastien Thill që ka realizuar për Sheriffin në minutën e 52-të. Ai realizoi supergol nga goditja e dënimit.

21:55

Interi e Reali në epërsi pas pjesës së parë

Interi e Real Madridi janë në avantazh psa pjesëve të para në ndeshjet e grupit D të Ligës së Kampionëve.

Interi po udhëheq 1:0 ndaj Sheriffit, ndërsa me rezultat të njëjtë, por në udhëtim, Real Madridi po e mposht Shakhtar Donetskun.

Edin Xheko e ka shënuar golin për Interin, në minutën e 34-t. Ndërkohë Reali është në avantazh falë autogolit të Sergey Krivtsov në minutën e 37-të.