4 perditesime
22:58

Messi ia siguron fitoren Parisit

Lionel Messi ka shënuar dy gola për ta udhëhequr Paris Saint-Germainin drejt fitores në Champions. Parisi të martën mbrëma fitoi 3:2 ndaj RB Leipzigut. Kylian Mbappe kaloi në epërsi Parisin në minutën e nëntë, ndërsa rezultatin në 1:1 e barazoi A. Silva në minutën e 28-të.

Skuadra gjermane kaloi në avantazh në minutën e 57-të kur shënoi N. Mukiele. Por Messi doli në skenë duke shënuar dy gola për fitoren 3:2. Ai shënoi nga zona në minutën e 67-të, kurse konkretizoi penalltinë e minutës së 74-t, që u fitua nga Mbappe. Mbappe në fund humbi një tjetër penallti për Parisin, duke gjuajtur topin mbi portë. Parisi tani udhëheq me 7 pikë në grupin A. Manchester City është i dyti me 6 pikë. RB Leipzigu mbetet pa pikë në vend të fundit.

22:37

Messi realizon sërish, Parisi në epërsi

Paris Saint-Germaini ka përmbysur rezultatin dhe tashmë është në epërsi ndaj RB Leipzigut. Është superylli Lionel Messi që realizoi penallti me goditje “panenka” në minutën e 74-t. Tani Parisi udhëheq 3:2. Messi e realizoi edhe golin e dytë.

Penalltinë e siguroi Kylian Mbappe.

22:31

Messi shënon për barazimin e PSG-së

PSG-ja ka barazuar rezultatin në 2:2 në ndeshjen ndaj RB Leipzig. Është superylli Lionel Messi që shënoi golin e dytë për Parisin. Ai realizoi në minutën e 67-të.

22:21

Leipzigu në epërsi ndaj Parisit

Paris Saint-Germaini është në disavantazh në ndeshjen ndaj RB Leipzigut. Skuadra gjermane ka shënuar për 2:1 në minutën e 57-të. Nordi Mukiele ka realizuar golin e epërsisë për Leipzigun.

21:57

PSG-ja e mbyll me barazim pjesën e parë

Skuadra franceze Paris Saint-Germain e ka mbyllur me rezultat të barabartë 1:1 pjesën e parë ndaj skuadrës gjermane, Lepzig.

Kjo ndeshje i takon Grupit A të Ligës së Kampionëve.

Skuadra franceze kaloi në epërsi në minutën e nëntë nëpërmjet Kylian Mbappes, derisa Andre Silva barazoi shifrat në minutën e 28-të.