Sport

Becker shpallet më i miri i ndeshjet Atletico – Liverpool

 

Portieri i Liverpoolit, Alisson Becker është zgjedhur lojtari më i mirë i ndeshjes mes Atletico Madridit dhe Liverpoolit. Liverpooli fitoi 3:2, ndërsa dy gola i realizoi Mohmed Salah. Por UEFA e ka shpallur Beckerin më të mirin e ndeshjes.

“Ai ka bërë pritje shumë të mira dhe shumë të rëndësishme. Ai ka mbuluar mirë mbrojtësit dhe madje ishte vërtetë i mirë me shpërndarje të topit kur Liverpooli e kishte posedimin”, ka thënë Aitor Karanka i komisionit teknik të UEFA-s.