Sport

Kemal Ademi shënon gol në Rusi

 

Sulmuesi Kemal Ademi e ka shënuar golin e parë në kampionatin e Rusisë në futboll.

Shtatlarti të premten realizoi për skuadrën Khimki që pësoi 4:1 nga Dinamo Moska, në kuadër të javës së 12-të. Ademi në shtatë paraqitje ka një gol e një asistim.