Sport

Zidane mund ta marrë drejtimin e Unitedit

 

Zinedine Zidane vazhdon të mbetet pa punë. Trajneri francez është lidhur me skuadra të ndryshme që prej largimit nga Real Madridi.

Së fundmi, mediat angleze kanë bërë të ditur se për Zidanen interesim ka shprehur Manchester Unitedi. “Djajtë e Kuq” mund ta largojnë trajnerin, Ole Gunnar Solskjaer, pasi nuk janë të kënaqur me ecurinë e skuadrës në Premier League.