Sport

Chelsea kërkon ta mbajë Rudigerin

 

Skuadra e Chelseat është duke përgatitur ofertën për vazhdimin e kontratës me mbrojtësin Antonio Rudiger.

Kontrata aktuale e mbrojtësit gjerman skadon në vitin e ardhshëm. Londinezët nuk dëshirojnë ta lejojnë largimin e lojtarit që është një ndër lojtarët kryesorë këtë edicion.