Sport

Futbollistet kosovare mposhten nga Kroacia

 

Përfaqësuesja U17 e Kosovës në futboll në konkurrencën e femrave, ka pësuar humbje në ndeshjen e fundit të grupit në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2022” në Poreç të Kroacisë. Pas fitoreve ndaj Letonisë (3:0) e Lihtenshtajnit (2:1), Kosova të hënën është mposhtur me rezultatin minimal nga Kroacia 1:0, me autogolin e Elmedina Avdilit në minutën e 36-të.

Për Kroacinë, kjo ishte fitorja e tretë në po aq ndeshje të luajtura në kuadër të Grupit të Ligës B, që i siguron kalimin në Ligën A (raundin e dytë kualifikues) si lidere e grupit me nëntë pikë.