Sport

AIBA e pikëlluar për boksierët kosovarë, nuk njofton për ndonjë masë ndaj Serbisë

 

Federata Ndërkombëtare e Boksit Amator (AIBA) ka lëshuar një komunikatë të hënën mbrëma lidhur me mbetjen e boksierëve kosovarë jashtë Botërorit, që po mbahet në Beograd.

Në komunikatën e gjatë, AIBA shprehet e pikëlluar për situatën e krijuar rreth delegacionit kosovar, por nuk ka njoftuar për ndonjë masë konkrete ndaj Serbisë si organizatore e Botërorit. Për më tepër, AIBA shkruan për Federatën e Boksit të Kosovës e jo për Kosovën si vend.