Sport

Përpjekjet e Kosovës për të marrë pjesë në Botëror, në Serbi i vlerësojnë provokim

 

Në Beograd po vazhdon Kampionati Botëror i boksit amator, në të cilin nuk u lejua të marrë pjesë Kosova. Të hënën, Federata Ndërkombëtare e Boksit Amator (AIBA) lëshoi komunikatë për media, ku fajësoi Komitetin Organizativ lokal për mbetjen jashtë të delegacionit të Kosovës.

AIBA tha se ka bërë të gjitha përpjekjet për të mundësuar që Kosova të jetë në Botëror, porse për këtë nuk ka pasur gatishmëri nga Qeveria e Serbisë dhe Komiteti Organizativ Lokal. Ndërkohë AIBA ka thënë se Federata e Boksit e Kosovës ka qenë shumë bashkëpunuese.