Sport

Arsenali kualifikohet në çerekfinale të Kupës së Ligës së Anglisë

Foto: AP
 

Arsenali e ka mposhtur Leeds Unitedin me rezultatin 2:0 dhe është kualifikuar në çerekfinale të Kupës së Ligës së Anglisë. Golat, vendasit i realizuan në pjesën e dytë. Calum Chambers shënoi golin e parë në minutën e 55-të.

Topi kishte kaluar vijën e portës. Golin e dytë për ekipin e trajnerit Mikel Arteta e shënoi Edward Nketiah në minutën e 69-të.