Sport

Neymari me fjalë të mëdha për Verratin, synon Championsin me PSG-në

 

Sulmuesi i Brazilit, Neymar, e ka quajtur bashkëlojtarin e tij te Paris Saint-Germaini, Marco Verrattin, një “gjeni” dhe e ka krahasuar me legjendat e Barcelonës dhe Spanjës, Xavi Hernandezin e Andres Iniestan.

Neymar ka luajtur përkrah mesfushorit italian qëkur iu bashkua klubit francez nga Barcelona në verën e vitit 2017. Sipas Neymarit, mesfushori Verratti e kombinon përsosmërinë teknike me forcën fizike, dhe është shumë i njohur për aftësinë e tij të pasimeve, vizionin dhe kontrollimin e topit. Mesfushori qendror ka luajtur një rol kyç në suksesin e PSG-së që nga kalimi i tij nga klubi italian Pescara në vitin 2012 dhe ishte një prej lojtarëve kryesorë në suksesin e Përfaqësueses së Italisë në “Euro 2020”. Verratti ka fituar 27 trofe me klubin francez, duke përfshirë shtatë tituj të Ligue 1, ndërsa ka luajtur edhe në finalen e Ligës së Kampionëve vitin e shkuar. Neymari e ka lavdëruar reprezentuesin italian dhe e ka krahasuar atë me ish-bashkëlojtarët e tij të Barçës, Xavin dhe Iniesta, të njohur gjerësisht si mesfushorët qendrorë më të mirë të të gjitha kohërave.