Sport

City eliminohet nga gara që e ka fituar në katër vitet e fundit

Foto: AP
 

West Ham Unitedi e ka eliminuar Manchester Cityn në Kupën EFL.

West Hami të mërkurën fitoi në penallti 5:3 ndaj Cityt të drejtuar nga Pep Guardiola, pasi rezultati pas 90 minutave nuk dhuroi gola. Ekipi i Guardiolës e kishte fituar këtë garë në katër vitet e fundit, por eliminimi në penallti do të thotë se sivjet do të ketë fitues të ri.