Sport

PSG-ja pas Raphinas

Foto: AP
 

Paris Saint-Germaini ka shprehur interesim për sulmuesin e krahut, brazilianin Raphina. Bëhet e ditur se PSG-ja po e rivalizon Liverpoolin për 24-vjeçarin, i cili është njëri prej lojtarëve kryesor te Leeds Unitedi.

Krerët e ekipit francez do të tentojnë ta transferojnë Raphinhan në fund të këtij edicioni dhe për kartonin e tij, janë gati të ofrojnë rreth 50 milionë euro dëmshpërblim. Raphina vitin e shkuar iu bashkua Leedsit nga Rennesi për 18 milionë euro dhe me ekipin anglez ka kontratë deri në vitin 2024. Këtë edicion, ai ka shënuar tre gola në tetë paraqitje në Premier League.