1 perditesime
14:36

Liqeni starton me fitore në Ligën e Kampionëve

Kampioni i Kosovës në futsall, Liqeni ka startuar me fitore në “Main Round” të Ligës së Kampionëve.

Në ndeshjen e parë të Grupit 6, ndeshjet e të cilit po zhvillohen Ivano-Frankivsk të Ukrainës, Liqeni e ka mposhtur ekipin nga Rumania, United Galatin me rezultatin 6:4.

Golat për Liqenin në këtë triumf, i shënuan Taulant Ismaili (10’), Nagles Sanchez (14’, 38’), Arbër Shkodra (16’), Lucas (23’) autogol dhe Yulian Diaz (27’).

Ndeshjen e radhës, Liqeni e luan të premten ndaj ekipit nga Ukraina, Uragan (18:00) ndërsa pjesë e këtij grupi është edhe Arazi i Azerbajxhanit, me të cilin ekipi nga Kosova do të përballet të dielën nga ora 13:00.

Fituesi i grupit, kualifikohet në “Elite Round”.

13:41

Liqeni në avantazh pas pjesës së parë kundër Galatit

Kampioni i Kosovës në futsall, Liqeni, është duke fituar 3:2 pas pjesës së parë kundër skuadrës rumune United Galati.

Ndeshja është e vlefshme për Grupin e gjashtë të “Main Round” të Ligës së Kampionëve në futsall.

Golat për Liqenin i shënuan Taulant Ismaili (10’), Nagles Sanchez (14’) dhe Arbër Shkodra (16’).

Liqeni kishte epërsi prej tre golave, por në tre minutat e pjesës së parë pranoi dy gola të shpejt.

Daniel Araujo shënoi të dy golat për ekipin nga Rumania.