Sport

Basketboll, përzgjedhësi Marmarinos publikon listën për ndeshjet e nëntorit

 

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës në basketboll, Christos Marmarinos e ka publikuar listën e lojtarëve për ndeshjet e muajit nëntor, ka njoftuar Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) të enjten. Në listën e gjerë të Marmarinosit, janë përzgjedhur 17 basketbollistë. Kosova në fund të muajit nëntor i luan dy ndeshje në kuadër të parakualifikimeve për “Eurobasket 2025”.

Më 25 nëntor, Kosova do të përballet në udhëtim me Norvegjinë kurse tri ditë më vonë e pret Suedinë në Prishtinë. FBK-ja, ka njoftuar se për shkak të rregullave nga FIBA nuk do të ketë grumbullim dhe lista përfundimtare prej 12 lojtarëve, do të bëhet publike më 12 nëntor.