Sport

Milani mbetet pa fitore në Champions, barazon me Porton

Foto: AP
 

Skuadra e Milanit ka mbetur pa fitore edhe pas xhiros së katërt të Ligës së Kampionëve. Milani të mërkurën luajti 1:1 në shtëpi kundër skuadrës së Portos. Për Milanin, kjo ishte pika e parë këtë edicion në Champions pas tri humbjeve rresht.

Me këtë pikë, Milani mbetet i fundit në Grupin B ndërsa Porto është në kuotën e pesë pikëve të mbledhura. Në fakt, Porto kaloi në epërsi në minutën e gjashtë të takimit nëpërmjet sulmuesit të krahut, Luis Diaz por Milani e barazoi rezultatin në pjesëlojën e dytë.