Sport

Liverpooli i bën ofertë Brozoviqit

 

Skuadra e Liverpoolit po insiston në transferimin e mesfushorit kroat Marcelo Brozoviq.

Sipas mediumeve angleze, krerët e Liverpoolit tashmë e kanë kontaktuar Brozoviqin dhe i kanë bërë ofertë zyrtare. Te Liverpooli, po synojnë ta transferojnë futbollistin në fund të këtij edicioni kur edhe i skadon kontrata me Interin, pasi kroati po e refuzon vazhdimin e kontratës.