Sport

De Bruyne del pozitiv me koronavirus

Foto: AP
 

Kampioni në fuqi i Anglisë, Manchester City do të jetë pa mesfushorin Kevin De Bruyne për tre ndeshjet e ardhshme, pasi mesfushori belg ka rezultuar pozitiv me koronavirus pas testit të bërë të premten.

De Bruyne ishte me Përfaqësuesen e Belgjikës, të cilën e ndihmoi të kualifikohet në Kampionatin Botëror “Katari 2022” dhe City ka thënë se ai tashmë është izoluar dhe do të mbetet i karantinuar për dhjetë ditë.