Sport

Paralajmërohen amerikanë të tjerë, të tillë “që vërtet duan të luajnë për Kosovën”

 

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll këtë javë i luan ndeshjet e para në kuadër të parakualifikimeve për “Eurobasket 2025”. Për duelet me Norvegjinë dhe Danimarkën, përzgjedhësi Christos Marmarinos nuk e ka përfshirë në ekip asnjë lojtar të natyralizuar.

Kosova të enjten luan në udhëtim ndaj Norvegjisë, kurse të dielën e pret Danimarkën në Prishtinë, ndeshje këto që i takojnë Grupit C të fazës së parë parakualifikuese.