Vojvoda i hapur të luajë mbrojtës i majtë edhe te Torino
Mërgim Vojvoda është i hapur të luajë edhe te skuadra e Torinos si mbrojtës i krahut të majtë. Ai ka theksuar se në krahun e djathtë ndihet më mirë, por mund të luaj edhe në të majtë.
“Unë jam një ushtar. Atë që më thotë trajneri im e bëj. Në anën e majtë kam luajtur në përfaqësuese dhe di çfarë të bëj”, ka thënë Vojvoda.
26-vjeçari luajti gjatë 90 minutave në ndeshjen e fundit që Torino e fitoi ndaj Udineses të hënën. Këtë edicion mbrojtësi i Kosovës për Torinon ka luajtur tetë ndeshje në Itali.