Sport

Milani shpreson në kalimin e grupit pas fitores në Madrid

Foto: AP
 

Milani e ka shënuar fitoren e parë pas pesë xhirove të këtij edicioni në Ligën e Kampionëve. “Rossonerët” të mërkurën mbrëma fituan në udhëtimin e vështirë tek Atletico Madridi me rezultatin minimal, 1:0.

Golin e vetëm në ballafaqimin që deri në minutën e 87-të ishte pa gola, e shënoi sulmuesi 30-vjeçari Junior Messias që u asistua nga mesfushori Franck Kessie.