Sport

Futbollistet e Kosovës kërkojnë fitore sot ndaj Polonisë

 

Përfaqësuesja e Kosovës në konkurrencë të femrave e zhvillon sot ndeshjen e radhës në kuadër të kualifikimeve për në Kampionatin Botëror të vitit 2023 ku do të ballafaqohet me Poloninë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Para kësaj ndeshjeje trajnerja Afërdita Fazliu u shpreh se do të japin maksimumin për të marr një rezultat pozitiv kundër polakëve duke shtuar se janë përgatitur në mënyrën më të mirë për të dhënë maksimumin si skuadër, raporton KosovaPress.