Sport

Curry thyen edhe një rekord të trepikëshave

Stephen Curry
Foto: AP
 

Stephen Curry ka realizuar 33 pikë, prej tyre shtatë trepikësha ndërsa ka udhëhequr Golden State Warriorsin drejt fitores 105:90 ndaj LA Clippersit, në NBA.

Curry ka realizuar 105 trepikësha për 19 ndeshje këtë stinor. Duke e bërë këtë, ai ka thyer rekordin e vet si lojtari që ka arritur më së shpejti te 100 trepikësha në një stinor.