Sport

Te Kosova besojnë se do ta fitojnë grupin parakualifikues për “Eurobasket 2025”

 

Një humbje dhe një fitore është bilanci i Përfaqësueses së Kosovës në ndeshjet e para të fazës së parë parakualifikuese për “Eurobasket 2025”.

Kosova u mposht nga Norvegjia (86:77), përpara se të triumfojë të dielën mbrëma në Prishtinë ndaj Danimarkës (78:73). Në fakt, Danimarka vlerësohej kundërshtare shumë më e fortë se Norvegjia, pasi renditet e 55-ta në ranglistën botërore. Kosova është e 70-ta, kurse Norvegjia e 89-ta.