1 perditesime
21:14

Tifozi kthehet në jetë, ndeshja pritet të nisë pas pak

Me duartrokitje të publikut të pranishëm në ndeshjen ndërmjet Watfordit dhe Chelseat është përcjellë një tifoz që pati arrest kardiak.

Tifozit i është dhënë menjëherë ndihma mjekësore nga stafet e të dyja ekipeve.

Raportohet se ai është larguar me barelë jashtë stadiumit dhe se gjendja e tij tani është stabile. Ndeshja ndërmjet Watfordit dhe Chelseat u ndërpre fillimisht, por pritet të nis sërish brenda pak minutash.

21:05

Emergjencë në tribunë, ndërpritet ndeshja Watford - Chelsea

Ndeshja e Premier Leagues ndërmjet Watfordit dhe liderit Chelseat, është ndërprerë për shkak të emergjencës që është dashur të jepet në tribunë.

Gjyqtari David Coote i dërgoi dhomat në dhomat e zhveshjes në duelin e luajtur në “Vicarage Road”.

Rezultati pas nëntë minutash ishte 0:0. Incidenti ndodhi kur mbrojtësit të Watfordit, Adam Masinas, ishte duke iu dhënë ndihma mjekësore në fushë.

Stafet mjekësore të të dyja ekipeve vrapuan përtej fushës për të dhënë ndihmën tjetër mjekësore në tribunë.