1 perditesime
23:09

Liverpooli me fitore të thellë në derbin lokal

Liverpooli ka shënuar fitore të thellë në derbin lokal ndaj Evertonit.

Ndeshja e zhvilluar në “Goodison Park” të Evertonit, e cila i takoi xhiros së 14-të të Premier Leagues, përfundoi me fitore 4:1 të Liverpoolit.

Jordan Henderson (9’), Mohamed Salah (19’, 64’) dhe Diogo Jota (79’) realizuan golat për Liverpoolin, ndërsa Demarai Gray (38’) për Evertonin.

Pas 14 xhirove kryeson Chelsea me 33 pikë, një më tepër se Manchester City që zë vendin e dytë dhe dy më tepër se Liverpooli që është i treti.

https://streamwo.com/file/61a7e20f3856e

https://streamwo.com/file/61a7ebc434e79

22:25

Liverpooli po kryeson në derbin lokal ndaj Evertonit

Liverpooli po kryeson 2:1 në derbin lokal ndaj Evertonit.

Ndeshja që po luhet në “Goodison Park” të Evertonit, është e vlefshme për xhiron e 14-të të Premier Leagues.

Jordan Henderson (9’) dhe Mohamed Salah (19’) kanë realizuar për Liverpoolin, ndërsa për Evertonin Demarai Gray (38’).

https://streamwo.com/file/61a7d40578169

https://streamwo.com/file/61a7da771802a

https://streamwo.com/file/61a7dcbf8a9d9