Sport

Carrick largohet nga Unitedi

 

Michael Carrick ka lëshuar pozitën e trajnerit në ekipin e parë të Manchester Unitedit, pasi periudhës së tij si kryetrajner i përkohshëm i erdhi fundi.

“Koha ime në këtë klub të madh gjithnjë do të renditet si më e mira e karrierës sime. Kur kam firmosur së pari, 15 vjet më parë, as në ëndrrat më të çmendura nuk kam mundur të shoh që të fitoj kaq shumë trofe. Nuk do të harroj asnjëherë momentet fantastike si lojtar dhe si anëtar i stafit të trajnerëve. Megjithatë pas shumë mendimeve dhe diskutimeve, kam vendosur se tani është koha e duhur për t’u larguar nga klubi. Dua të falënderoj të gjithë lojtarët e sidomos stafin. Të punoj për orë të tëra çdo ditë me një grup kaq fantastik, ka qenë kënaqësi e vërtetë. Unë jam dhe gjithnjë do të jem tifoz i Manchester Unitedit”, ka thënë Carrick, raporton BBC.