1 perditesime
14:55

Feronikeli i merr pikë Ulpianës

Feronikeli ka shmangur humbjen në duel me Ulpianën. Ndeshja në Lipjan përfundoi 0:0.

Ulpiana e Feronikeli u takuan të dielën në kuadër të xhiros së 17-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Ulpiana është e teta me 18 pikë. Feronikeli mbetet i fundit (10) me 11 pikë.

13:51

Nuk ka gola në pjesën e parë të ndeshjes Ulpiana – Feronikeli

Në kuadër të javës së 17-të të Superligës së Kosovës në futboll po luhet edhe ndeshja Ulpiana – Feronikeli.

Në 45 minutat e parë të këtij takimi, nuk janë realizuar gola.

Ndeshja vlerësohet me peshë të madhe për të dy skuadrat sa i përket mbijetesës.