2 perditesime
15:27

Drita fiton derbin, mban hapin me Ballkanin e Gjilanin

Drita ka fituar derbin ndaj Prishtinës, të dielën në “Fadil Vokrri”. 1:0 në të mirë të skuadrës gjilanase ishte rezultati i takimit të xhiros së 17-të.

Me këtë fitore, Drita ka mbajtur hapin me dy skuadrat tjera të kreut të tabelës. I ka 31 pikë, dy më pak se Ballkani dhe një më pak se Gjilani.

Ndërkohë Prishtina renditet e pesta. Mbetet me 24 pikë. Marko Simonovski shënoi golin e vetëm në këtë ndeshje. Ai realizoi me goditje me kokë në minutën e 36-të, pas harkimit të Arbnor Mujës.

14:23

Drita në avantazh pas pjesës së parë

Drita po udhëheq 1:0 pas pjesës së parë në derbin ndaj Prishtinës.

Ishte Marko Simonovski që realizoi në minutën e 36-të të ndeshjes në “Fadil Vokrri”. Ai goditi saktë me kokë, pas krosimit të Arbnor Mujës.

Prishtina e Drita po përballen në kuadër të xhiros së 17-të.

Drita ka pasur të paktën tri raste të mira.

14:09

Drita në epërsi ndaj Prishtinës

Drita ka kaluar në epërsi në derbin ndaj Prishtinës.

Është Marko Simonovski që ka realizuar në minutën e 36-të të ndeshjes në “Fadil Vokrri”. Ai goditi saktë me kokë, pas krosimit të Arbnor Mujës.

Prishtina e Drita po përballen në derbin e xhiros së 17-të.