1 perditesime
20:28

Bajrami shënon dhe asiston në fitoren e Empolit

Nedim Bajrami e ka shënuar një gol dhe ka kontribuar me një asistim në fitoren me përmbysje të Empolit përballë Udineses me rezultatin 3:1.

Bajrami shënoi golin e dytë të Empolit në minutën e 59-të, ndërsa asistoi në golin e tretë të realizuar në minutën e 78-të. Kjo ndeshje i ka takuar xhiros së 16-të të Serie A të Italisë. Bajrami luajti deri në minutën e 82-të, kurse në stol ishin mbrojtësi Ardian Ismajli dhe portieri Samir Ujkani. Empoli në 16 ndeshje ka fituar 23 pikë, kurse Udinese mbetet me 16 pikë.

20:08

Bajrami gol e asist për Empolin

Nedim Bajrami e ka shënuar golin e epërsisë për Empolin ndaj Udineses.

Empoli është duke e fituar 3:1 ndeshjen e xhiros së 16-të të Serie A të Italisë. Bajrami ka shënuar golin për 2:1 në minutën e 59-të, ndërsa në stol te Empoli janë edhe Ardian Ismajli dhe Samir Ujkani.

Bajrami asistoi edhe golin e tretë të Empolit.