Sport

Ibrahimoviq: Do ta zgjidhja Messin para Ronaldos

 

Një javë pasi Lionel Messi e fitoi për herë të shtatë Topin e Artë, ylli i Milanit dhe Suedisë, Zlatan Ibrahimoviq foli për rivalitetin mes Messit dhe ish-sulmuesit të Juventusit, Ronaldo.

Suedezi zbuloi se do të zgjidhte yllin e Paris Saint-Germain në vend të sulmuesit të Manchester United. “Ata janë shumë të fortë, është një zgjedhje e vështirë. Nëse më duhet të zgjedh, do të thosha Messi sepse kam luajtur me të dhe gjithçka që ai bën nuk është ndërtuar, ai e bën natyrshëm”, ka thënë Ibrahimoviq për televizionin “Corriere”.