2 perditesime
22:57

Xhaka rikthehet, Arsenali pëson me humbje nga Evertoni

Evertonit i janë anuluar dy gola nga VAR-i, por në fund arriti fitore të madhe ndaj Arsenalit. Evertoni fitoi 2:1 ndaj Arsenalit, të hënën mbrëma në xhiron e 15-të të Premier Leagues.

Richarlisonit iu anulua një gol në minutën e 44-t e një tjetër në minutën e 58-të. Por ky lojtar barazoi shifrat në minutën e 80-të. Përmbysjen e madhe të Evertonit e kompletoi Demarai Gray, që shënoi për 2:1 në minutën e 92-të.

Arsenali kishte kaluar në epërsi në kohën shtesë të pjesës së parë. Martin Oedegaard realizoi për londinezët. Te Arsenali ndeshjen e kompletoi Granit Xhaka, që është kthyer pas një lëndimi. Xhaka u ndëshkua me karton të verdhë. Mesfushori shqiptar së fundi kishte luajtur më 26 shtator, kur edhe kishte pësuar lëndimin. Kthimi i Xhakës pritej në vitin tjetër, por ai befasoi me rikuperim më të shpejtë. Për Evertonin ishte fitorja e parë pas tetë ndeshjeve. Së fundi kishte fituar në kampionatin anglez më 25 shtator. Arsenali renditet i shtati me 23 pikë. Evertoni mban pozitën e 12-të me 18 pikë.

22:44

Pas dy golave të anuluar, Evertoni barazon rezultatin

Evertoni më në fund ia ka dalë ta shënoj një gol të rregullt në ndeshjen ndaj Arsenalit.

Golin e barazimit për Evertonin e ka shënuar Richarlison në minutën e 80-të.

Kjo ndeshje i takon javës së 15-të të Premier Leagues së Anglisë. Në këtë ndeshje është kthyer nga lëndimi te Arsenali, Granit Xhaka.

21:51

Arsenali në pushim ndaj Evertonit pas pjesës së parë

Arsenali ka shkuar në pushim mes pjesëlojëve me epërsi ndaj Evertonit, në ndeshjen që po zhvillohet në kuadër të javës së 15-të të Premier Leagues së Anglisë. Arsenali po udhëheq 1:0.

Golin e epërsisë e ka shënuar Martin Odegaard në minutën e fundit të pjesës së parë.

Goli i shënuar nga Arsenali erdhi një minutë pasi Evertonit iu anulua goli shkaku i pozitës jashtëloje. Në këtë ndeshje është duke luajtur për Arsenalin, Granti Xhaka, që është rikthyer pas një mungese disa javore shkaku i lëndimit.

https://streamwo.com/file/61ae76d70d5b3