Sport

Lewandowski i kundërpërgjigjet Messit

Foto: AP
 

Sulmuesi i Bayern Munichut, Robert Lewandowski për herë të parë ka zbuluar se ka mbetur shumë i zhgënjyer që nuk e ka fituar “Topin e Artë” për këtë vit. Lewandowski përfundoi i dyti pas Lionel Messit, i cili e fitoi për herën e shtatë në karrierë këtë çmim.

“Ndjeva trishtim. Nuk mund ta mohoj”, ka thënë Lewandowski për mediumet polake. “Nuk mund të them se isha i lumtur, përkundrazi. Kam, një ndjenjë trishtimi. Të jem kaq afër, të konkurroj me Messin, sigurisht që e respektoj se si luan dhe çfarë ka arritur. Thjesht, fakti që isha i aftë për të konkurruar me të, më tregoi nivelin që e arrita”.